A duhet të shqetësohemi se ‘ngjitësi i akullit’ në Antarktidë po shkrihet?

Opozita hungareze ka rënë dakord, të dërgojë konservatorin Peter Marki-Zay në garën zgjedhore kundër kryeministrit, Viktor Orban. Zgjedhjet në Hungari mbahen në vitin 2022.

Bota

19/10/2021 09:14

Blloqet e akullit në Antarktidë mund të duken të palëvizshëm, por ngadalë kanë filluar të ndryshojnë për shkak të rritjes së temperaturave globale.

Shkencëtarët janë të shqetësuar se “ngjitësi”, përzierja e akullit dhe borës që mban blloqet e akullit bashkë, po fillon të shkrihet për shkak të rritjes së nxehtësisë.

Çfarë është “ngjitësi i akulli”?

Melange është një përzierje e ajsbergëve të thyer, borës që vjen nga rrymat e erërave dhe akullit të detit. Kjo përzierje ndihmon për të mbajtur blloqet e akullit së bashku, duke i bashkangjitur fort në shkëmbinj dhe kreshta.

Ndërkohë që temperaturat mbi 20 gradë Celsius u regjistruan për herë të parë vitin e kaluar, ka rrezik se përzierja po fillon të shkrihet më shpejt, duke shkaktuar çarje dhe thyerje në blloqet e akullit të Antarktidës.

Studiuesit në Laboratorin e Jet Propulsionit të NASA -s dhe Universitetin e Kalifornisë kanë studiuar çarjet e akullit për të mësuar më shumë rreth këtij procesi. Puna e tyre ka treguar se shkrirja e përzierjes mund të ketë shkaktuar një ajsberg të madh, që është shqetësues duke qenë se këto blloqe akujsh që shkrijnë pengojnë rritjen e nivelit të detit.

Rëndësia e blloqeve të akullit në kontrollin e niveleve të detit nuk mund të nënvlerësohet.

Sipas studiuesve, ato veprojnë si pengesë për akullnajat, duke ngadalësuar përparimin e tyre.

Ndërsa lëvizin ngadalë përpara, blloqet e akullit kapen në kreshtat nënujore ose ishuj të vegjël, duke ngadalësuar trafikun. Këto mbërthime mund të qëndrojnë për mijëra vjet, por në dekadat e fundit për shkak të rritjes së temperaturave dhe shkrirjes së përzierjes, lëvizja e blloqeve të akullit ka qenë shumë më e shpejtë dhe çarjet janë shfaqur më rregullisht.

Këto çarje kthehen zgjerohen, derisa përfundimisht shkëputen, duke lëshuar ajsbergë në oqean.