A duhet të dialogojë Kurti me njeriun që e ripërsëriti në New York se nuk do ta njeh Kosovën?
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë qëndrimit në New York, ku po merr pjesë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka thënë se ka dëgjuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, në fjalimin në Asamblenë e OKB-së. Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq ka thënë…

Lajme
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë qëndrimit në New York, ku po merr pjesë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka thënë se ka dëgjuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, në fjalimin në Asamblenë e OKB-së.
Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq ka thënë se presidenti amerikan, Biden, në fjalimin e tij përmendi integritetin territorial, sovranitetin dhe vetëm te e treta të drejtat e njeriut si vlera më të larta të njerëzimit.
“Disa herë iu referua Kartës së OKB-së dhe akteve të OKB-së”, tha Vuçiq, i cili shtoi se në fjalimin e tij do të përmend bombardimet e NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë në vitin 1999.“Edhe tash nuk i njohin rregulloret e OKB-së, përfshirë edhe rezolutën 1244. Ne që jemi të vegjël, më mirë ta kuptojmë me kohë sa të vegjël jemi dhe se të mëdhenjve u lejohet çdo gjë. Ende nuk e kam kuptuar sa të vegjël jemi, ndoshta me këto predikime do të më bindin, por nuk jam i sigurt. Të gjithë të mos e humbin rastin të më japin një mësim për moralin e çdo gjë – si dhe në çfarë mënyre të vendosin sanksione”, tha Vuçiq.
Presidenti serb ka thënë se është takuar edhe me presidentin turk Recep Tayip Erdogan.
“Kam biseduar me presidentin turk për çështjet rajonale dhe vizitën e tij në Serbi. Do të ketë një takim me Miroslav Lajçak dhe të gjithë me të cilët duhet të diskutojmë situatën në Kosovë”, tha presidenti serb.
“Nuk e njohim Kosovën e pavarur”, ka thënë Vuçiq.