A doni të lidheni me një vajzë shqiptare?

9:26 | 23 Shkurt 2014

Shqiperia

Matanë detit Adriatik dhe në veri të Greqisë, ju do të ndesheni me një vend të vogël të quajtur Shqipëria. Ky shtet Ballkanik është shtëpi e disa prej mrekullive natyrore dhe ambientale të botës. Plazhet madhështore ofrojnë ujë të pastër si kristali, ku mund ta shihni edhe fundin e detit. Shtëpi e disa prej plazheve […]

Matanë detit Adriatik dhe në veri të Greqisë, ju do të ndesheni me një vend të vogël të quajtur Shqipëria. Ky shtet Ballkanik është shtëpi e disa prej mrekullive natyrore dhe ambientale të botës.

Plazhet madhështore ofrojnë ujë të pastër si kristali, ku mund ta shihni edhe fundin e detit. Shtëpi e disa prej plazheve më të mëdha që mund të ju ofrojë Evropa, Shqipëria është gjithashtu e njohur për femrat mesdhetare ekzotike.

Por, jo gjithçka është në lumturi në Ballkan. Për të siguruar që burrat tanë elitarë të jenë të përgaditur mirë për aventurat atje, ne ju kemi siguruar të mirat dhe të këqijat e takimit me këto femra.

 

Të mirat

 

Familjare

Në një periudhë ku gratë janë të preokupuara më tepër se çka të veshin, se si ato mund të kenë në duart e tyre modën më të re, ose se si ato mund të gjejnë një njeri që do të blejë gjithçka për to, është shumë vështirë për ta gjetur një vajzë të veçantë, e cila di të ju trajtojë mirë.

Gratë amerikane janë më të integruara në fuqinë punëtore, dhe është shumë vështirë që të bëhet një grua familjare.

Familjet shqiptare janë shumë tradicionale, dhe nëse një vajzë rrjedh nga këto familje, atëherë është më se e përgaditur për punë si gatimi kualitativ dhe larja e rrobave.

Bëhen gra të mira

Çfarë është një njeri pa vajzën e tij që i qëndron pranë gjithmonë? Shumë lehtë është që të keni dikë afër kur gjërat janë duke shkuar mirë, por gjërat fillojnë ta marrin teposhtëzën dhe atëherë e vëreni karakterin e vërtetë të gruas.

Një cilësi të mirë që duhet ta ketë një vajzë, është besnikëria. Ju mund të mbështeteni në një grua shqiptare pa marrë parasysh se sa e rëndë është gjendja financiare.

Edhe në qoftë se burri i saj është në vështirësi, një grua shqiptare do të jetë e mirëkuptueshme dhe të qëndrojë besnike. Besnikëria është një cilësi thelbësore, por që tejet vështirë gjendet tek një partner.

Përveç besnikërisë së tyre të pavdekshme, gratë shqiptare mund ta mbajnë një familje, dhe kjo cilësi me të drejtë u jep epitetin e “gruas së mirë”.

Një cilësi tjetër e rëndësishme që është vështirë për ta gjetur tek një grua është vlerësimi apo mirënjohja. Gratë amerikane dinë të jenë shumë mosmirënjohëse edhe atëherë kur ju i jepni gjithçka.

Gratë shqiptare nuk kanë pritje jo realiste në lidhje me paratë, sepse evropianët nuk janë të martuar për të ndjekur pasurinë dhe ngritjen sociale sikur gratë amerikane.

Gratë shqiptare vlerësojnë se si partneri i tyre mund të ua përmirësojë jetën jo vetëm në mënyra financiare, por duke i bërë ato partnere ideale për marrëdhënie afatgjate.

Pedante

Gjatë shëtitjes në qytet, rreth Sohos apo Tribeca’s, dita kurrë nuk mund të ju shkoj huq nëse keni një partnere shqiptare. Ato kujdesen shumë për veten, janë shumë në modë dhe kanë paraqitje me stil të lartë dhe të sofistikuar, por pa u dukur si arrogante.

Besoni, kolegët tuaj do të jenë shumë xhelozë kur të ju shohin me njërën nga këto gra të veshura mirë e të bukura. Jo vetëm që vishen mirë, por gratë shqiptare krenohen edhe me mënyrën se si e paraqesin veten në sferën publike.

Ju nuk do të mund të brengoseni asnjëherë se ato do të ju bëjnë të ndiheni jo komod, dhe të ruheni nga veprimet prostitueske. Kjo nuk do të ndodhë me një grua shqiptare.

Seksi

Familja mesatare shqiptare njihet për atë se është shumë strikte dhe e rreptë, sidomos për gratë. Megjithatë, kjo nuk do t’i largojë gratë shqiptare që të gjuhen në shtrat.

Ato shfaqen si modeste në publik, por në momentin që fiken dritat dhe mbyllet dera, ju bëhuni gati që të përballeni me to. Prapa dyerve të mbyllura, këto gra kanë ca lëvizje që ju kujtojnë disa nga fantazitë tuaja më të egra.

 

Të këqijat

 

Thashethemet

Thashethemet luajnë rol të madh në jetën e grave shqiptare. Ato e dinë se kush me kënd po del, ose kush është i ftuar apo nuk është ftuar në takimin e ardhshëm shoqëror.

Në shumë raste, ato bëjnë gjithçka që duhet për ta marrë lajmin e fundit. Nëse vëni re se e dashura juaj është aktive në sferën sociale, dhe e ndërron fotografinë e profilit në Facebook shumë shpesh, atëherë ju mund të keni një person që merret rëndë me thashetheme.

Nëse vini re se partnerja juaj shpenzon shumë kohë në kërkim të informacioneve për njerëzit, ose punët e tyre, ju jeni në lidhje me një person që është në krye të zinxhirit të thashethemeve.

Rrjetet sociale do ta prishin këtë marrëdhënie, sepse nëse ajo i kontrollon të tjerët, sigurohuni se ajo ju kontrollon edhe veprimet tuaja.

Është më se e garantuar se ajo kur i sheh komentet e vajzave tjera tek fotografia juaj, fillon të bëjë pyetje. Duke u marrë me pyetje rreth Facebook’ut fillon ta bëjë lidhjen shumë të lodhshme. Këshillë: Largohuni nga kjo lidhje sa më shpejtë që është e mundur.

Lidhjet e kaluara të dyshimta

Asnjëherë në asnjë rrethanë mos bini pre e fjalisë së famshme “Ti je djali i parë me të cilin kam folur” ose tjetra “Unë nuk flas me njerëz si ju”.

Në shumicën e rasteve kjo është gënjeshtër e pastër. Këto dy citate përdoren më shpesh, por nëse dëgjoni diçka të ngjashme, menjëherë ngrini një flamur të kuq në mendjen tuaj.

Pa marrë parasysh se sa e bukur është ajo, sa të ëmbël e ka zërin në telefon, ju mbani “armët” tuaja dhe kuptoni se kjo deklaratë është e rreme.

Pasi që shumë familje shqiptare janë të rrepta, gratë shqiptare gjejnë mënyra kreative për t’i anashkaluar rregullat imponuese të prindërve të tyre të rreptë.

Kjo përfshin mbajtjen e disa prej sekreteve të tyre më të errëta dhe më të pista. Besoni, nëse ato mund t’u mbajnë sekrete të afërmve të tyre, vetëm parmendo se çfarë eksperienca mbajnë sekret nga ju. Nëse e ndjeni se diçka nuk po shkon drejtë, ju ndoshta duhet të mendoni edhe një herë rreth asaj.

Xhelozia

Gratë shtëpiake shqiptare priren të jenë territoriale. Pasi të bëheni i saj, ju jeni vetëm i saj dhe askujt tjetër. Gratë shqiptare kanë vështirësi të të ndajnë me dikë tjetër.

Ato janë shumë të vetëdijshme për rrethanat e tyre, kështu që një vështrim i gabuar nga një vajzë tjetër, mund të shkaktojë mjaft tronditje. Kjo natyrë territoriale buron nga xhelozia.

Xhelozia në vetëm një shikim të vogël nga një femër tjetër, mund të ndikojë që një grua të bëjë më shumë probleme në vazhdim. Nëse xhelozia e saj bëhet autoritare, kjo do të thotë se është koha të ecni përpara.

Me familjen

Kjo mund të jetë pjesa më e vështirë e gjithë marrëdhënies. Nëse ju jeni të suksesshëm në integrimin tuaj në familje, atëherë lidhja juaj do të vazhdojë tutje pa probleme.

Megjithatë, mbërritja deri në këtë pikë është një betejë e rëndë që shpenzon shumë kohë dhe energji.

Mbani në mendje se sa më shumë kohë që kaloni me familje, aq më shumë bllokoheni në një dhomë pa arratisje. Megjithatë, nëse ju e përdorni teknikën “nxine dhe leje”, gjasat që ju të bëheni viktimë e ndonjë grindjeje fizikë janë shumë të larta.