A do t’i hyjë garës për kryetar të LDK-së? Flet Lutfi Haziri

Nënkryetari në largim i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, ka folur pas rezultatit të dobët që pati partia në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Lajme

23/02/2021 21:50

Haziri tha se javën e ardhshme ta bëjë me dije nëse do të kandidojë për kryetar të partisë në kuvendin e brendshëm të saj që e paralajmëroi se do të ndodhë shumë shpejt.

“Në javën e ardhshme do të bëjë me dije, ne me dashje apo padashje jemi pretendent edhe struktura edhe mediat dhe kolearët politike të caktuara”.

“Ka 12 vite që nga ai Kuvend i keq i viti 2006 si mësim i nxjerrur kam kërkuar dhe kam bërë lutje publike që tranzicionet e gjeneratave dhe ndryshimet politike që priten me ndodhë në parti si LDK-ja duhet me shku përmes marrëveshjeve politike por jo në dëm të demokracisë”.

Haziri në Klan Kosova deklaroi se është i gatshëm të kandidojë sërish për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet lokale që priten të mbahen në tetor të këtij viti.

“Jam i gatshëm me i hy garës për Gjilan nëse nuk ka kandidat të tjetër vetëm për shkak të rezultatit të keq të zgjedhjeve. Në 2017 kam qenë i tërhequr por rezultati zgjedhor ka bërë që partitë politike të bien shumë në zgjedhjet lokale nga ato qendrore”.

“Jam i bindur se me punën që është bë dhe komunikimin që kam me njerëzit e Gjilanit kam kuptuar që njerëzit kanë filluar të ndajnë votën pas ata tjetër kënd votojnë për zgjedhjet nacionale dhe tjetër kënd për zgjedhjet lokale”.

“Roli im si kryetar i komunës ka përfunduar edhe më 2017, kam kandiduar për shkak të rezultatit të keq të zgjedhjeve dhe këtë mund ta bëjë prapë”, deklaroi Haziri.