A do të shtyhet prapë El Clasico? Tregon presidenti i Barcelonës

Josep María Bartomeu ka thënë se ‘El Clasico’ mes Barcelonës dhe Real Madridit do të luhet më 18 dhjetor.

Sport

12/12/2019 15:08

Kjo ndeshje ka pasur të zhvillohet gjatë muajit tetor, por është shtyrë shkaku i protestave që po zhvilloheshin në Barcelonë.

La Liga ka vendosur që këtë ndeshje ta zhvendos për datën 18 dhjetor, përcjell lajmi.net.

Ditëve të fundit ka pasur disa zëra se mund të ketë një shtyrje tjetër të kësaj ndeshje, pasi policia nuk ka pranuar të ofrojë siguri.

Por, është tani presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, që ka deklaruar se kjo ndeshje do të zhvillohet.

“El Clasico do të luhet, nuk do të shtyhet. Camp Nou ëhstë një hapësirë e shprehjes së lirë. Dua të dërgojë një mesazh për normalitet. Le të vijnë të gjithë, dhe El Clasico do të jetë një festë e sportit dhe qytetarisë”, ka deklaruar Bartomeu./Lajmi.net/