A do të rrezikojë burgun aktori Bes Kallaku pas kësaj…? (FOTO)

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku duket se ka bërë një gabim që mund t’i kushtojë shtrenjtë.

ShowBiz

12/09/2016 16:43

Ai publikon shesh foto apo video në rrjetet sociale, por njëra prej tyre duket se bie ndesh me ligjin.

Në foton e fundit, aktori ka pozuar së bashku me një person tjetër në gjueti.

Gabimi është se në Shqipëri prej vitesh është vendosur moratoriumi i gjuetisë duke ndaluar atë.

Shkelja e tij dënohet nga gjobë deri në burg. Nuk dihet nëse do të ketë ndjekje penale ndaj aktorit të njohur, por “ligji është i barabartë për të gjithë”.