A do të rikthehet Bale në Premierligë? Mësohet gjithçka

Gareth Bale nuk është i interesuar për një rikthim në Premierligë thotë agjenti i tij, Jonathan Barnett, me uellsianin që është akoma i lumtur në Spanjë, duke i hapur mundësinë e pensionimit te Real Madrid.

Sport

04/06/2020 12:34

Spekulimet në lidhje me një largim nga ‘Santiago Bernabeu’ vazhdojnë të “nervozojnë” 30 vjeçarin.

Këto spekulime janë pjesë e secilit afat kalimtar të transferimeve.

“Unë nuk e kam asnjë ide se cila është vlera e tij. Paga e tij është mjaft e lartë dhe atje ku dëshiron të shkojë është shumë e rëndësishme për jetën e tij”, ka deklaruar Barnett, përcjell lajmi.net.

“Është për klubet të vendosin se çfarë duan të paguajnë për të”.

“Siç e kam thënë gjithmonë, ai është mjaft i lumtur në Madrid. Ai ka një mënyrë jetese të mirë nuk e shoh pse ai duhet të shikojë karrierën e tij larg Madridit”.

“Të kthehesh në Premierligë do të ishte një gjë e madhe, por unë nuk mendoj se ai dëshiron të bëjë këtë gjë për momentin pasi është mjaft shumë i lumtur në Real Madrid”./Lajmi.net/