A do të përsëritet ‘Kuvendi i karrigeve’ në LDK? – Ja çfarë thotë Naser Rugova

Zgjedhjet për kryetar të LDK-së, do të mbahen më 15 mars të këtij viti.

Lajme

21/04/2019 20:19

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, në një intervistë dhënë për lajmi.net, ka folur për zgjedhjet e brendshme që janë duke u zhvilluar në këtë parti.

Duke e parë që në medie vazhdimisht po raportohet për grupacione të ndryshme brenda LDK-së, në këtë intervistë, Rugova është pyetur nëse mund të përsëritet “Kuvendi i karrigeve”.

Ai ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodh.

“Po e trumbetojnë shumë qarqe dhe rival, por edhe medie anti-LDK dhe ju bëj me dije se me keqardhje se, ata nuk do ta kenë atë kënaqësi. LDK-ja nga ky kuvend zgjedhor do të del një parti shumë e fortë, e unifikuar dhe me koncept të qartë që ta marrim pushtetin”, u përgjigj Rugova.

Ai po ashtu ka thënë se në bazë të sondazheve që janë duke u bërë, LDK-ja radhitet si partia e parë dhe në bazë të kësaj, ai thotë se në fillim të kësaj vjeshte, kryeministri i ardhshëm do t’i takojë LDK-së.

Lexo edhe: 

Intervistë/ Naser Rugova: LDK do të ketë një kryetar që nuk i hedh në diskutim kufijtë e Kosovës

“Do të dalim partia e parë ashtu edhe po na qesin të gjitha sondazhet e mekanizmave relevant vendor dhe ndërkombëtar. LDK-ja dhe tani e ka kuptuar edhe populli, por edhe në sondazhet e fundit, është subjekti me besueshmërinë më të madhe të qytetarëve të Kosovës. Prandaj, pres një konventë zgjedhore shumë relaksuese dhe tolerante, fer dhe demokratike. Pres që lideri i ardhshëm i LDK-së nga fillimi i kësaj vjeshte të jetë kryeministër i Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Rugova. /Lajmi.net/.

YouTube player