A do të ngrisë Gerrard trofeun e Premierligës? Konfirmon gjithçka shefi ekzekutiv i Liverpool

Shefi ekzekutiv i Liverpoolit, Peter Moore, ka hedhur poshtë idenë për rikthimin e Steven Gerrard si lojtar në Liverpool për një kontratë pesëditore.

Sport

11/02/2020 15:16

65-vjeçari iu përgjigj kërkesave të fansave duke ua shpjeguar se nuk mund ta kthejnë anglezin në ‘Anfield Road’.

‘’Më lejoni t’ju tregoj se kjo nuk mund të ndodh’’, deklaroi Moore për Soccer Ladruma.

‘’Ai është i punësuar në një klub tjetër si menaxher. Ne e duam shumë Gerrardin dhe jemi krenarë për karrierën e tij, por kthimi i tij për një kontratë pesëditore është i pamundur’’, shtoi anglezi transmeton lajmi.net.

Gerrard gjatë karrierës së tij me Të Kuqtënuk arriti ta fitonte asnjëherë titullin me këta të fundit. Ideja e fansave të gjashtë herë kampionëve evropian ishte ta rikthejnë ish-mesfushorin në fushat e blerta, por doli të jetë ide e paarritshme.

39-vjeçari momentalisht po menaxhon skuadren e Rangersit, tek e cila po dëshmon aftësi të larta gjatë këtyre sezoneve sa është pjesë e klubit skocez. /Lajmi.net/