A do të lehtësohen masat për festat e fundvitit?

Bazuar në trendin aktual të infektimeve me koronavirus në vendin tonë si dhe festat e fundvitit, komunat dhe bizneset e shohin të nevojshme lehtësimin e masave kufizuese kundër Covid 19. Po kërkohet që të hiqet ora policore dhe maskat në ambient të hapur, si dhe lehtësime për bizneset.

Lajme

07/12/2021 23:47

Janë bërë muaj që në vendin tonë ka një numër të vogël të rasteve të infektimit me koronavirus.

Marrë parasysh gjendjen e tanishme me Covid-19, kreu i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka kërkuar që për festat e fundvititt të ketë heqje të orës policore si dhe të maskave në ambient të hapur.

Lirim të masave në kohë feste po kërkon edhe Shoqata e Turizmit Malor.

“Kjo fushë është shumë e ndjeshme dhe janë festat e fundvitit dhe janë pushimet e fëmijëve dhe qeveria s’i ka nda gjëra siç duhet. Marrim shembull, hoteleria ka dy vjet që është e diskriminuar”, kanë thënë nga kjo shoqatë.

Në Asosacionin e Komunave të Kosovës kanë thënë se institucionet duhet të bëjnë më shumë për rritjen e numrit të vaksinuarve, ndërsa ju kanë bërë thirrje edhe bashkëatdhetarëve të bëjnë një gjë të tillë.

Një ditë më parë kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese kundër Covid-19, të cilat hasën në kundërshtimin e bizneseve. /RTV21