A do të largohet Ronaldo nga Juventusi? Konfirmon gjithçka drejtori i ‘Bardhezinjëve’

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka këmbëngulur që Cristiano Ronaldo nuk do të largohet tani nga kampionët e Serisë A.

Sport

15/10/2019 12:07

Ronaldo ka kontratë me Juven deri në vitin 2022 pas transferimit të tij prej 112 milionë eurosh nga Real Madrid në verën e vitit 2018, megjithatë, ka pasur zëra që fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë mund të largohej nga Torino.

34-vjeçari shënoi 21 gola në Serie A dhe 28 në të gjitha garat, edicionin e fundit, ndërsa ai ka katër gola në 2019/20, transmeton lajmi.net.

“Ai është shumë i përqendruar në objektivat e tij aktual, nuk besoj në as më të voglën mundësi që ai do të largohet në fund të sezonit ose më vonë”, tha Paratici.

“Ai është nën kontratë: ne jemi shumë të lumtur me të dhe ai është i lumtur në Juventus”, u shpreh ai. /Lajmi.net/