A do të largohet nga Arsenali? Mustafi zbulon gjithçka

Shkodran Mustafi ka hedhur poshtë spekulimet rreth një largimi të mundshëm nga Arsenal.

Sport

23/05/2019 16:54

Mbrojtësi shqiptar që ka regjistruar 31 paraqitje për Arsenalin këtë sezon në Premierligë, ka bërë një numër të konsiderueshëm të gabimeve, duke ngritur dyshime rreth së ardhmes së tij në ‘Emirates Stadium’.

Raportimet e medieve sportive bëjnë të ditur se Arsenal do të dëgjojë ofertat mbi 20 milionë euro për mbrojtësin shqiptar, që përfaqëson Gjermaninë në nivel ndërkombëtar.

Është skuadra e Milan që është përfolur për një interesim për mbrojtësin 27 vjeçar.

“Është e çuditshme që gjithnjë ka spekulime për transferim”, ka thënë Mustafi për Kicker, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë jam një lojtar i Arsenalit dhe kam një kontratë deri në vitin 2021”./Lajmi.net/