A do të largohen ndonjëherë muret e Belfastit, dhe rasti i Mitrovicës (Foto)

Në vitet e 70-ta, ishin ndërtuar muret e përhershme për të ndarë katolikët dhe protestantët në Belfast, por ky qytet edhe sot vazhdon të jetë i rrethuar nga pothuajse 100 prej tyre. Por arkitektura mbrojtëse ka dëshmuar se më lehtë të ndërtohen ato mure sesa të shemben, shkruan “TheGuardian”.

Bota

29/09/2015 16:02

Në vitin 1971, një raport sekret i qeverisë së Irlandës Veriore kishte kritikuar ashpër ndërtimin e shpejtë të mureve dhe gardheve në Belfast që kishin për qëllim të ndanin katolikët dhe protestantët. E ashtuquajtura “linja e paqes”, thuhet se kishte krijuar një “atmosferë të normalitetit” në qytet, transmeton lajmi.net.

Belfast 2Dhe tani edhe pas 40 viteve që kur ushtria britanike ndërtoi barrierën e parë, Belfasti vazhdon të jetë i rrethuar nga këto mure: me gardhe të hekurta, disa prej tyre me lartësi prej 5.5 metra të larta, të mbështjella me tela gjemborë. Por arkitektura mbrojtëse ka dëshmuar se më lehtë është të ndërtohen këto mure sesa të shemben. Portat dhe muret e qytetit janë bërë “pjesë e mjedisit të ndërtuar” sipas Jonny Byrne, pedagog i politikës në Universitetin Ulster. “Muri i Berlinit është dashur të shembet në mënyrë që qyteti ti kthehet jetës normale. Por ne e kemi kthyer jetën normale në Belfast pa i shembur muret”.

Belfast 3Në të vërtetë, muret mbrojtëse të Belfastit janë ndoshta më të famshmet nga ato “qytete të ndara” dhe të copëtuara nga konfliktet etnike. Kur isha në Mitrovicë një qytet ky i ndarë në Kosovë, serbët e atij vendi më treguan se çfarë në fakt u kishte shërbyer për mësim ndërtimi i paqes në Irlandën Veriore. “Ne kemi nevojë për mure më të mëdha”, tha njëri prej tyre.

Belfast 4Në fakt, numri i barrikadave në Belfast aktualisht është rritur që nga sjellja e marrëveshjes së “Premtes së mirë”, që i dha fund konfliktit në Irlandën Veriore në fund të vitit 1998. Por një studim i realizuar në vitin 2012, ka konstatuar se pothuajse 100 mure, gardhe, porta dhe rrugë, formojnë një “ndërfaqe” midis komuniteteve sindikale në gjithë qytetin.

Belfast 5Kjo mund tu duket si diçka enigmatike të huajve. Pse Belfasti vazhdon të jetë i ndarë nga muret e saj? Në vitin 2008, kryetari i atëhershëm i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, pati thënë se shembja e barrierave do të hapte “portat e investimeve private”. Por zyrtarët e qeverisë së Irlandës Veriore që e ndajnë pushtetin, kanë premtuar se do të shembin të gjitha muret e paqes deri në fund të vitit 2023. (lajmi.net)