A do të kthehet kryeministri Mustafa në Facebook, flet zëdhënësi i tij (Video)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka gjasa që ta rikthejë përdorimin e llogarisë së tij në Facebook.

Lajme

26/10/2015 16:45

Të paktën i këtij mendimi është zëdhënësi i tij, Arban Abrashi, raporton lajmi.net.

Ai thotë se nuk e kanë diskutuar ende këtë çështje, por deri në fund të javës do të merret një vendim, pasi të konsultohen me kryeministrin.

“Do e sjellim informatën se çfarë mendojnë ekipi i tij, edhe ata që merren me media. Për mendimin tim, kryeministri duhet të ketë Facebook”, tha ai për lajmi.net.

Abrashi thotë se ata në atë llogari kanë pasur qasje shumë persona të ekipit të tij, dhe pasi siç thotë ai, ka ndodhur një lëshim i sigurisë, atëherë është dashtë të mbyllet.

“besoj që do të kthehet shpejt”, thotë Abrashi./ lajmi.net

YouTube player