A do të ketë vaksinë të kombinuar kundër gripit dhe COVID-it në të njëjtën kohë?

Një vaksinë e kombinuar e gripit dhe koronavirusit mund të bëhet në të ardhmen e afërt, tha virologia kryesore britanike Wendy Barkley.

Bota

02/03/2021 18:36

Barkley është shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Royal College në Londër dhe ajo u tha deputetëve britanikë se skenari më i mundshëm është që ajo të jetë në gjendje të kombinojë vaksinën e gripit sezonal me vaksinën antiCOVID, transmeton CNN.

“Viti i ardhshëm do të na tregojë më shumë për epidemiologjinë dhe mënyrën se si mund të frenohen llojet e reja të COVID-it, sa shpejt ato mund të pësojnë mutacione dhe të shtyjë të modifikojmë vaksinat. Ne gjithashtu e dimë sa zgjasin vaksinat aktuale, kështu që do të jetë e qartë se sa kohë do të jetë e nevojshme për t’i forcuar ato”, tha Barkley.