A do të ketë bashkëpunim mes VV-së dhe Vjosa Osmanit?
Anëtari i Kryesisë së VV-së, Liburn Aliu, ka thënë se a do të bashkëpunojnë me listën e Vjosa Osmanit në zgjedhje.
Lajme
Afati për zyrtarizmin e koalicioneve ka përfunduar ndërkohë që VV nuk ka zyrtarizuar koalicionin me askënd.
“Vjosa Osmani nuk e ka regjistruar partinë. Andaj nuk kemi mundur të bëjmë koalicion parazgjedhor. Modalitetet e bashkëpunimit nuk mund të i bëjmë ne, por i cakton KQZ-ja. Vjosa Osmani me shumë gjasë do ta kalojë pragun edhe e vetme dhe ne kemi bashkëpunim të sinqertë dhe shumë të mirë”, tha ai në emisionin dPT te Fidani në T7
Kur u pyet se a do të ketë koalicion me Vjosa Osmanin Aliu ka thënë se me shumë gjasë do të ketë.