A do të jetë ky ylli që do të zëvendësojë Pogban te Man Utd?

Thomas Partey është më i mirë se Paul Pogba sipas agjentit të lojtarit, me Manchester Unitedin që vazhdon të rrisë interesimin për mesfushorin e Ateltico Madrid.

Sport

21/05/2019 19:39

Qëndrimi i Paul Pogbas te Manchester United mund të përfundojë këtë verë, me lojtarin që po kërkohet nga Real Madrid.

Pikërisht nga Madrid pritet  të vijë edhe zëvendësimi i francezit.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Atletico Madrid, Thomas Partey. 25 vjeçari spekulohet se mund të niset drejt ‘Old Trafford’, si zëvendësues i Paul Pogbas.

Një lëvizje të tillë ka filluar ta përkrah edhe agjenti i lojtarit, Jose Daniel Jimenez Pozanco, përcjell ‘lajmi.net’.

Pozanco së fundi ka deklaruar se Partey është lojtar më i mirë se Pogba, duke cekur se afrikani nuk humb kohë duke kërkuar vëmendjen e medieve./Lajmi.net/