A do të jetë kjo skuadra e re e Pep Guardiolas?

Dënimi i Manchester Cityt nga UEFA ka bërë që shumë skuadra të rikthejnë sytë nga trajneri Pep Guardiola.

Sport

15/02/2020 08:58

Kampionët e Anglisë janë dënuar nga UEFA për shkelje të rregullave financiare, duke iu ndaluar pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme.

Një situatë e tillë mund të sjellë shumë ndryshime te Manchester City, që ka të bëjë me largimet e lojtarëve dhe të Pep Guardiolas.

Juventus është skuadra që ka vëmendjen më të madhe në këtë rast, duke dashur angazhimin e Pep Guardiolas, përcjell lajmi.net.

Guardiola është kërkuar edhe verën e kaluar nga Juventus, por refuzimi i spanjollit bëri që ‘Zonja e Vjetër’ të angazhojë Maurizio Sarrin.

Te Juventus, Pep Guardiola do të kishte mundësinë të punonte me Cristiano Ronaldon./Lajmi.net/