A do të hapen diskotekat këtë verë?

Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga ministri Arben Vitia më 22 qershor të këtij viti miratoi vendimin për masa të reja kundër COVID-19 në vendin tonë. Në këtë vendim ndër të tjera, ishte përfshirë edhe mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmja e maturës, si dhe zgjatja e orarit për sektorin e Gastronomisë.

Lajme

06/07/2021 18:55

Por, sa i përket hapjes së diskotekave, ende nuk është bërë një gjë e tillë, pasi që ende s’është e sigurt se kur dhe si do të hapen ato.

Kështu thotë Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, në një prononcim për “Reporteri.net”.

Kllokoqi u shpreh se nesër pritet të ndërmerret diçka lidhur me këtë çështje nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

“S’ka valla kurgjo niher, e kena shty me hapje me krejt. Nesër më duket dhe po shpresojmë se kanë me zhvillu një takim Ministria e Shëndetësisë, për masa rreth orës 17:30″, tha Kllokoqi.

Tutje, i pari i Gastronomëve tha se Ministria e Shëndetësisë nuk po i pranon në takim Gastronomët dhe madje pohon se s’po ua hapin as telefonin për të diskutuar rreth masave apo hapjes së klubeve të natës në Kosovë.

“As s’po na çelin telefonin, as s’po na kthejnë mesazhet, as s’po na kthejnë email-at. Kena mbetur kërkah. As s’po na pranojnë në takim. Nesër po presim me ndodhë diçka”, shtoi ai ndër të tjera.

Ndryshe, Gastronomët vazhdimisht kanë shprehur pakënaqësitë e tyre duke reaguar rreth vendimeve anti-COVID të Qeverisë së Kosovës.