A do të debutojë Haaland këtë fundjavë? Flet trajneri i Dortmund

Trajneri i Borussia Dortmund, Lucien Favre do të mendojë ende nëse Erling Haaland do bëj debutimin në Bundesligë ndaj Augsburg këtë fundjavë.

Sport

16/01/2020 23:29

Dortmundi mposhti konkurrencën e një mori klubesh evropiane për transferimin e sulmuesit 19-vjeçar muajin e kaluar, duke paguar një klauzolë lirimi prej 22.5 milionë euro.

Haaland shënoi 28 gola në 22 paraqitje për kampionët austriakë këtë sezon, por Favre pranoi se është i shqetësuar me gjendjen fizike të lojtari pasi humbi kampin stërvitore me Verdhezinjët pak ditë më parë, përcjell lajmi.net.

“Siç kam thënë, ne do të shohim. Tani, unë nuk mund të them asgjë”, u tha Favre gazetarëve kur u pyen nëse Haaland do të përfshihet në skuadër të shtunën.

“Por ai nuk stërviti nga 10 dhjetori deri në fund të dhjetorit. Në fillim të kampit tonë të trajnimit në Marbella ai gjithashtu nuk trajnoi”.

“Koha për përgatitjen ishte me të vërtetë e shkurtër. Por dje ai vrapoi shumë dhe ishte në rregull”. /Lajmi.net/