A do ta votonte LDK Fatmir Limajn për kryetar të Parlamentit? – Kjo është përgjigja e deputetes Jehona Lushaku-Sadriu
Pak para fillimi të seancës së Kuvendit të Kosovës, deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka folur për media. Ajo ka kritikuar VV-në se nuk ka lënë hapësire për partneritet përmbajtësor, shkruan lajmi.net “Ju e dini që partisë fituese i ka takuar për të prezantuar kryetarin për Kuvendin e Kosovës. Për herë të 20-të po tentojmë…

Lajme
Pak para fillimi të seancës së Kuvendit të Kosovës, deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka folur për media.
Ajo ka kritikuar VV-në se nuk ka lënë hapësire për partneritet përmbajtësor, shkruan lajmi.net
“Ju e dini që partisë fituese i ka takuar për të prezantuar kryetarin për Kuvendin e Kosovës. Për herë të 20-të po tentojmë të konstituojmë Kuvendin, një proces tejet i rëndësishëm për demokracinë. Kjo ka shfaqur një paaftësi të partisë fituese për ta siguruar shumicën në Kuvend. Kjo tregon shumë se partia fituese nuk ka lënë aspak hapsirë për partneritet përmbajtjesor që do t’i siguronte Kosovës të mira. Kjo është fatkeqësi, sepse ne po përballemi me procese tejet të vështira për qytetarët. Mos të harrojmë se energjia elektrike është shtrenjtuar dhe është bërë e papërballueshme për shumë familje në Kosovë, është bërë detyruese për të falimentuar shumë biznese në Kosovë dhe kjo krizë do të reflektoj në rritjen e çmimeve. Kjo e bën të papërballueshme jetesën në Kosovë, shikoni ambasadat ka raportimet për rritje të numrit të aplikantëve për të ikur nga Kosova dhe kjo e shpërfaq mendësinë e VV-së se si dëshiron ta sheh shtetin. Ne si parti kemi dhënë propozimet tona për të dal nga kjo situatë.”, tha fillimisht ajo.
Tutje, ajo u pyet nga gazetarët se nëse LDK do t’i jepte votë Fatmir Limajt për kryetar të Parlamentit.
“Jo nuk e di, kushdo që prezantohet nga VV, ne kemi thënë që nuk do ta votojmë.”, u shpreh ajo.
Lushaku-Sadriu tutje foli për idenë e qeverisë gjithëpërfshirëse dhe tha se LDK do të preferonte që Lumir Abdixhiku të ishte kryeministër.
“Ne e preferojmë Lumir Abdixhikun, për shkak se kemi garuar me program të qartë dhe ne synojmë se në çfarëdo qeverie të realizojmë projektet tona që janë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.”
“Ideja për qeveri unifikuese nuk ka qenë që domosdo të jetë kryeministri nga ana jonë, por të jetë si rezultat i një negocimi të brendshëm. Kjo është një zgjidhje kalimtare. “, përfundoi ajo./lajmi.net/