A do ta votojë LDK-ja Kadri Veselin për kryeparlamentar? (VIDEO)

20:17 | 10 Korrik 2017

Asnjëri nga anëtarët e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk foli pas mbledhjes së sotme dy orëshe.

Këtë punë e bëri vetë kryetari i partisë, Isa Mustafa, i cili tregoi nëse deputetët e LDK-së do ta votojnë Kadri Veselin për kryeparlamentar, njofton Klan Kosova.

Kryeministri në detyrë bëri të ditur se partia e tij nuk do të bllokojë as një proces për formimin e institucioneve.

E kandidati i kësaj partie për kryeminsitër, Avdullah Hoti deklaroi se nuk do ta votojnë Ramush Haradinajn për shef të Qeverisë së re.