​A do ta synojë Kosova fitoren e thellë ndaj Zvicrës?, flet Foda

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, foli në prag të ndeshjes ndaj Zvicrës, duke vlerësuar mundësitë e ekipit për kualifikim në Kupën e Botës 2026. “Në teori është e mundur, por në realitet është e vështirë të fitojmë 6 me 0 ndaj Zvicrës. Në ndeshjen e parë kundër helvetikëve Kosova nuk tregoi më të…

Sport

17/11/2025 14:39

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, foli në prag të ndeshjes ndaj Zvicrës, duke vlerësuar mundësitë e ekipit për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

“Në teori është e mundur, por në realitet është e vështirë të fitojmë 6 me 0 ndaj Zvicrës. Në ndeshjen e parë kundër helvetikëve Kosova nuk tregoi më të mirën, ndaj nesër presim një pamje tjetër në fushë,” tha Foda.

Ai foli edhe për Edon Zhegrovën, i cili nuk luajti asnjë minutë ndaj Sllovenisë.

“Pesha e tij në kombëtare është shumë e madhe, por ne po luajmë me një sistem 3-5-2, ndaj pjesëmarrja e tij do të varet nga taktika në secilën ndeshje. Për momentin, ende nuk është vendosur kush do të jetë startues ndaj Zvicrës,” shtoi trajneri.

Foda theksoi se euforia pas rezultateve të mira është e lartë, por ndaj Zvicrës, Kosova duhet të tregojë maturi dhe kualitet.

“Historinë e madhe Kosova do ta shënojë nëse arrin kualifikimin në Botërorin 2026 përmes ndeshjeve të playoff-it,” përfundoi ai.