A do ta pranojë Reali këtë ofertë të PSG-së për Neymar?

Paris Saint Germian ka filluar ta favorizojë Real Madridin në lidhje me rastin Neymar.

Sport

19/08/2019 16:54

Ylli brazilian duket i bindur për t’u larguar nga kryeqyteti i Francës, dhe dëshira e tij e madhe është rikthimi në La Liga, te Barcelona apo Real Madrid.

Shkaku i raporteve jo të mira me Barcelonën, PSG po preferon një marrëveshje me skuadrën e Zinedine Zidane.

Në mediet franceze raportohet se PSG i ka kërkuar Real Madridit kartonët e Rapahel Varane dhe Vinicius Junior, në shkëmbim të Neymar, përcjell lajmi.net.

Por, ‘Los Blancos’ ende nuk duken të gatshëm për të pranuar këtë ofertë, por deri në fund të afatit kalimtar, gjithçka mund të ndodhë./Lajmi.net/