“A do martoheshe me një të varfër”, kjo ishte përgjigja e Greta Koçit për ndjekësin

20:36 | 14 Gusht 2019

Greta Koçi ka treguar nëse do martohej apo jo me një të varfër.

Këngëtarja Greta Koçi është treguar e hapur me ndjekësit e saj në Instagram, shkruan lajmi.net.

Ajo u ka lënë hapsirë për t’i bërë pyetje dhe përgjigjet e saj direkte nuk kanë munguar as kësaj radhe.

Ndër pyetjet që Greta i ka pranuar, ishte një nga dikush prej fansave që e pyeste nëse do pranonte të martohej me një të varfër.

E nuk ka pasur se si të mundojë edhe përgjigja e Gretës e cila ishte më e gjata nga gjitha të tjerat. Sipas saj, një burrë me të cilin do ta kalonte jetën mund të jetë edhe i varfër nëse i ka disa cilësi të tjera.

Kjo nuk është hera e parë që Greta tregohet e hapur me ndjekësit në Instagram, pasi edhe më herët ajo u ka lënë hapsirë për t’i bërë pyetje dhe të cilave u është përgjigjur me sinqeritet./Lajmi.net/