A bën pjesë Icardi në planet e Contes? Përgjigjet trajneri

Antonio Conte është paraqitur për herë të fundit në konferencë për shtyp, para ndeshjes së parë në Serie A.

Sport

25/08/2019 17:40

‘Zikaltërit’ këtë sezon e nisin në shtëpi, duke u takuar me Leccen, skuadër e rikthyer në Serie A.

Sigurisht që më vëmendje te Inter, po përcillet situata e Mauro Icardit, argjentinasit që nuk bën pjesë në planet e Contes.

Tekniku italian ia ka bërë të qartë edhe një herë Icardit, se duhet të gjejë skuadër të re, duke thënë se nuk ka asnjë ndryshim nga që është thënë më parë.

“Unë kam shumë respekt ndaj të gjithëve, por nga ana ime nuk ka asnjë lëkundje”, ka deklaruar Conte, përcjell lajmi.net.

“Po punojmë në mënyrë serioze, e dini të gjithë se cili vendim është marrë në drejtim të lojtarit dhe nga ana ime nuk ka asnjë kundërshtim në lidhje me atë vendim”./Lajmi.net/