lajmi.net

Januzaj, sërish titullar

Adnan Januzaj është inkuadruar në formacionin bazë të Manchester Unitedit nga menaxheri David Moyes, për duelin e dytë të njëpasnjëshëm në kuadër të Premierligës. Mesfushori kosovar shkëlqeu në debutimin e tij si titullar në elitën e futbollit anglez duke realizuar dy gola në fitoren 2-1 kundër Sunderlandit. Dhe, kjo ka bërë që ai të luajë…

Sport

19/10/2013 14:17

Adnan Januzaj është inkuadruar në formacionin bazë të Manchester Unitedit nga menaxheri David Moyes, për duelin e dytë të njëpasnjëshëm në kuadër të Premierligës.

Mesfushori kosovar shkëlqeu në debutimin e tij si titullar në elitën e futbollit anglez duke realizuar dy gola në fitoren 2-1 kundër Sunderlandit.

Dhe, kjo ka bërë që ai të luajë sërish nga minuta e parë për duelin kundër Southamptonit që do të fillojë në ora 16:00.

Formacioni i Manchester Unitedit: De Gea; Rafael, Jones, Evans, Evra, Nani, Carrick, Fellaini, Januzaj, Rooney, van Persie.

Januzaj, sërish titullar

Adnan Januzaj do të shpresojë ta ruajë pozitën e tij në formacionin bazë të Manchester Unitedit për duelin e radhës kundër Southamptonit në Old Trafford të shtunën në kuadër të xhiros së tetë në Premierligë. Ylli kosovar realizoi dy gola në debutimin e tij për Unitedin në Premierligë duke siguruar fitoren e kampionit në udhëtim…

Sport

18/10/2013 12:15

Adnan Januzaj do të shpresojë ta ruajë pozitën e tij në formacionin bazë të Manchester Unitedit për duelin e radhës kundër Southamptonit në Old Trafford të shtunën në kuadër të xhiros së tetë në Premierligë.

Ylli kosovar realizoi dy gola në debutimin e tij për Unitedin në Premierligë duke siguruar fitoren e kampionit në udhëtim ndaj Sunderlandit me rezultat 2-1, para pushimit ndërkombëtar.

Januzaj mund ta ruajë vendin në krahun e majtë, por Tom Cleverley, i cili po ashtu ishte titullar në duelin në Stadium of Light, është në dyshim për shkak të një lëndimi, kanë njoftuar mediet britanike.

David Moyes mund ta ketë në dispozicion qendërmbrojtësin Rio Ferdinand, pasi mbrojtësi mungoi kundër Sunderlandit për shkak të një lëndimi.

United synon ti shmanget humbjeve të njëpasnjëshme në shtëpi në Premierligë, për herë të parë nga viti 2002 kur kishte pësuar nga Middlesbrough dhe Arsenal.

LM