Kësi ‘goli’ kurrë nuk keni parë

Hoffenheim do të protestojë kundër ‘golit’ të parregullt që iu pranua Bayer Leverkusenit kur Stefan Kiessling goditi me kokë ndërsa topi përfundoi jashtë portës por nëpërmjet një vrime hyri në rrjetë. Gjyqtari Felix Brych nuk e vërejti mirë se çka kishte ndodhur dhe akordoi gol, në minutën e 70-të të ndeshjes ku Leverkusen fitoi 2-1…

Sport

19/10/2013 10:26

Hoffenheim do të protestojë kundër ‘golit’ të parregullt që iu pranua Bayer Leverkusenit kur Stefan Kiessling goditi me kokë ndërsa topi përfundoi jashtë portës por nëpërmjet një vrime hyri në rrjetë.

Gjyqtari Felix Brych nuk e vërejti mirë se çka kishte ndodhur dhe akordoi gol, në minutën e 70-të të ndeshjes ku Leverkusen fitoi 2-1 dhe mori kryesimin në Bundesligë.

Drejtori i Hoffenheimit, Alexander Rosen deklaroi: “Është skandal. Nuk ishte gol. Do të protestojmë”. Kurse, Brych, gjyqtar i FIFA-së tha se asnjë futbollist nuk i kishte thënë se nuk ka qenë gol.

“Kisha dyshime të vogla në fillim por reagimi nga futbollistët ishte i qartë, askush nuk u ankua ndaj vendimit. Kam biseduar edhe me Kiesslingun. Por, askush, as ai nuk më tha se nuk ishte gol. Topi ishte në portë dhe për të gjithë në fushë ishte gol i rregullt”, deklaroi ai.

Ky nuk është rasti i vetëm, në prill të vitit 1994, Bayern Munich mposhti Nurnbergun 2-1 kur mbrojtësit Thomas Helmer iu pranoi një gol edhe pse topi nuk kishte hyrë brenda.