Fitore historike e Sigal Prishtinës

Sigal Prishtina bëri histori duke fituar duelin e parë në kuadër të Ligës Ballkanike. Skuadra nga kryeqyteti triumfoi si mysafire ndaj KK Kumanovo 2009, me rezultat 89:78. Një një duel jashtëzakonisht të fortë, me rezultat të ngushtë gjatë gjithë duelit, Sigal Prishtina tregoi forcën e saj të vërtetë në qerekun e katërt duke krijuar avantazh…

Sport

16/10/2013 18:32

Sigal Prishtina bëri histori duke fituar duelin e parë në kuadër të Ligës Ballkanike. Skuadra nga kryeqyteti triumfoi si mysafire ndaj KK Kumanovo 2009, me rezultat 89:78.

Një një duel jashtëzakonisht të fortë, me rezultat të ngushtë gjatë gjithë duelit, Sigal Prishtina tregoi forcën e saj të vërtetë në qerekun e katërt duke krijuar avantazh të mjaftueshëm të cilin e ruajti deri në fund dhe me plot meritë fitoi duelin e parë në kuadër të aventurës së re.

Plejmejkeri Kendrick Jones ishte më meritori në suksesin e kryeqytetasve, me 23 pikë të shënuara.

Sigal Prishtina bëri atë që dështojë ta bëjë Peja mbrëmë që u mposht në duelin e saj të parë në kuadër të Ligës Ballkanike nga KK Kozuv.