Digjet një shtëpi në Prizren

Digjet tërësisht një shtëpi në lagjen “Tabakhane”. Policia rajonale e Prizrenit bën të ditur se nuk ka persona të lënduar.

Lajme

16/10/2013 10:27

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në orët e hershme të mëngjesit në një shtëpi në lagjen “Tabakhane” në Prizren, duke djegur plotësisht kjo shtëpi. Policia rajonale e Prizrenit nuk ka raportuar për të lënduar por as nuk është bërë e ditur për vlerën e dëmeve materiale.

“Shtëpia e A. Shehut është djegur tërësisht, kur flakët e zjarrit kapluan shtëpinë e tij, rreth orës 5e 10 minuta të mëngjesit të sotëm. Në shuarjen e zjarrit ishin aktivizuar zjarrfikësit e Brigadës së Zjarrfikësve në Prizren, poashtu dhe KFOR’i, dhe vetëm rreth orës 7.20 kanë mundur që ta lokalizojnë zjarrin”.

“Hetuesit policorë kanë kryer proceduar e hetimit, po për shkaqet e zjarrit ende nuk dihet dhe pritet raporti përfundimtar nga hetuesit”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës në Prizren.