Kujdes ndaj parasë
Kandidati i AKR'së për Komunën e Prishtinës, Korab Sejdiu, tha se do të kujdeset për mënyrën e investimit të parasë publike. Kritikoi pushtetin aktual për lënien pas dore të infrastrukturës.
Lajme
Korab Sejdiu e di si të menaxhohet paraja publike. Ai po pret vetëm që të vijë në krye te Prishtinës dhe ta dëshmojë se di kur ta ruajë e kur ta investojë atë.
Kandidati i AKR’së për Kryetar të Prishtinës, gjatë një vizite që i bëri fshatit Bardhosh dhe Bërnicë e Epërme, tha se pikë e programit pas sundimit të ligjit është menaxhimi i mirëfilltë i parasë publike.
“Ne posa të vijmë në Komunën e Prishtinës do të sigurohemi që paraja publike jo vetëm të investohet, por pastaj edhe të kujdesemi për të në atë mënyrë që të mos ketë asnjë humbje dhe të mos ketë asnjë keqpërdorim të saj në çfarëdo mënyre”.
“Kemi ardhur këtu të vizitojmë një pjesë të Komunës së Prishtinës që në shumë aspekte është lënë pas dore”.
“Siç e pamë gjatë ecjes, ka shumë pjesë që nuk janë të shtruara, që nuk kanë infrastrukturën e duhur, po ashtu edhe infrastruktura që është bërë nuk mirëmbahet në mënyrën siç duhet dhe në nënkalime nuk ka ndriçim të mjaftueshëm”.
Një mangësi tjetër në këtë lokalitet, sipas Sejdiut, është edhe mungesa e një çerdheje.