Bayernfest
Pep Guardiola po shkëlqen në fushë dhe jashtë saj në Bayern Munich, duke përforcuar edhe më tepër epitetin e fituesit, kurse ka filluar të shijojë kulturën bavareze. Ish trajneri i Barcelonës udhëhoqi ekipin e tij në një ditë familjare në Octoberfest, festival vjetor gjerman, që shënoi ditën e fundit të festës për këtë vit. Veshja…
Sport
Pep Guardiola po shkëlqen në fushë dhe jashtë saj në Bayern Munich, duke përforcuar edhe më tepër epitetin e fituesit, kurse ka filluar të shijojë kulturën bavareze.
Ish trajneri i Barcelonës udhëhoqi ekipin e tij në një ditë familjare në Octoberfest, festival vjetor gjerman, që shënoi ditën e fundit të festës për këtë vit. Veshja tradicionale nuk mungoi te Guardiola dhe futbollistët e tij.
Festa erdhi në momentin e duhur për gjigantin bavarez që udhëheq në Bundesligë me një pikë më tepër se Borussia Dortmund dhe ka shënuar dy fitore në dy duelet e para të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Derisa ligat evropiane hyjnë në pushim ndërkombëtar, takimi i ardhshëm i Bayernit nuk do të jetë deri më 19 tetor kur presin Mainzin në Bundesligë.