Incident në zonën Kufitare Kosovë-Serbi

Mediat serbe transmetojnë se në bazë të informacioneve të Policisë së Serbisë, ka pasur të shtëna armësh në zonën kufitare Kosovë-Serbi.

Lajme

06/10/2013 11:34

Një grup  keqpërdorues të malit kanë hapur zjarr ndaj punëtorëve të kompanisë së Serbisë për ruajtjen e malit “Serbijashuma”, të cilët kishin dalë në terren për të parë dëmet e shkaktuara nga prerja ilegale e drunjve, transmetojnë mediat serbe.

Incidenti ka ndodhur të premten, në vijën kufitare Kosovë-Serbi, kur një grup i punëtorëve të “Serbijashuma” kanë hyrë në mal, kurse ndaj tyre është hapur zjarr me armë automatike nga drejtimi i Kosovës, ka bërë të ditur agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

Nga ky incident, që thuhet se ka ndodhur në afërsi të fshatit Trmka të Kurshumlisë, njoftohet se nuk ka pasur të lënduar.

Njëri nga punëtorët e kësaj kompanie, Zivorad Janicijevic, ka thënë për “Beta” se të shtënat kanë zgjatur rreth dhjetë minuta.

Ndërsa Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, kanë bërë të ditur për lajmi.net se nuk kanë asnjë informacion të ketë pasur ndonjë incident në brezin kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk ka asnjë informacion zyrtar që të jetë evidentuar ndonjë rast i të shtënave me armë zjarri në brezin kufitar”, ka thënë Kelani.