Me trup në Napoli, me mendje në Barcelonë

Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, i huazuar në Napoli deri në fund të këtij sezoni, ka bërë të ditur se ëndërron rikthimin në Barcelonë në verën e vitit 2014. 31-vjeçari është futbollist i dalë nga akademia e gjigantit katalan por u largua nga më 2002, pasi dështoi të zë vend në formacionin bazë të Barcelonës.…

Sport

04/10/2013 21:30

Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, i huazuar në Napoli deri në fund të këtij sezoni, ka bërë të ditur se ëndërron rikthimin në Barcelonë në verën e vitit 2014.

31-vjeçari është futbollist i dalë nga akademia e gjigantit katalan por u largua nga më 2002, pasi dështoi të zë vend në formacionin bazë të Barcelonës.

Megjithatë, ai synon të rikthehet te klubi i fëmijërisë që është duke u përgatitur për largimin e portierit të parë Victor Valdes, i cili do të jetë futbollist i lirë në fund të edicionit 2013-14.

“Do të ishte mirë të kthehem në Barcelonë. Jam shumë i lumtur që emri im ka filluar të përmendet si pasardhës i Valdesit”, deklaroi Reina për ‘Catalunya Radio’.

“Asgjë nuk është nënshkruar. Besoj se ata janë duke biseduar me shumë portierë dhe kanë veçuar disa prej tyre. Do të shohim se çka ndodh vitin tjetër”, u shpreh ai. Reina ka kontratë me Liverpoolin deri në qershor 2016.