Ndarja e pashmangshme
Nëse themi se këto 6 javët e fundit për Kloe Kardashian nuk kanë qenë të vështira për të, do të ishte e pakuptueshme. Pas lajmit të publikuar se burri i saj ishte i varur nga droga, ylli televiziv i ‘Keeping Up With The Kardashians’, merrte këshilla si të kalonte këtë gjendje të vështirë nga televizionet…
ShowBiz
Nëse themi se këto 6 javët e fundit për Kloe Kardashian nuk kanë qenë të vështira për të, do të ishte e pakuptueshme.
Pas lajmit të publikuar se burri i saj ishte i varur nga droga, ylli televiziv i ‘Keeping Up With The Kardashians’, merrte këshilla si të kalonte këtë gjendje të vështirë nga televizionet e mëdha të botës.
Tani burimet që e kanë përcjellë ngjarjen për së afërmi thonë se Kloe Kardashina më në fund është e vetëdijshme se martesa e saj ka ardhur drejt fundit.
“Ajo nuk e di se si do t’ia dalë”
Një tjetër burim që vjen nga rrethi i familjes Kardashian thotë se nuk duket që ka një pajtim mes çiftit por vetëm një përfundim të martesës së tyre, sepse situata është mjaft e komplikuar dhe nuk e çon lidhjen në një pajtim të mundshëm.
Ylli i showbizit televiziv ne rrjetin social të saj Twitter ka ndërruar mbiemrin nga KloeKardashinaOdom në KloeKardashian.
Të ejten ka bërë një tweet ku shpreh dashurinë dhe besimin që ishte mes saj dhe burrit të saj.