Klopp kërcënon Realin

Jurgen Klopp insiston se shpresat e Borussia Dortmundit për ta eliminuar Real Madridin nga Liga e Kampionëve nuk janë shuar ende. Sezonin e kaluar, klubi gjerman dominoi ndaj atij spanjoll, duke e eliminuar në gjysmëfinale, ndërsa tash do të ketë punë mjaft të vështirë, pasi humbi 3:0 në ndeshjen e parë çerekfinale në Santiago Bernabeu.…

Sport

07/04/2014 21:20

Jurgen Klopp insiston se shpresat e Borussia Dortmundit për ta eliminuar Real Madridin nga Liga e Kampionëve nuk janë shuar ende.

Sezonin e kaluar, klubi gjerman dominoi ndaj atij spanjoll, duke e eliminuar në gjysmëfinale, ndërsa tash do të ketë punë mjaft të vështirë, pasi humbi 3:0 në ndeshjen e parë çerekfinale në Santiago Bernabeu.

Sidoqoftë, trajneri gjerman mendon se nuk ka marrë fund asgjë, pasi do të provojë gjithçka në Signal Iduna Park të martën mbrëma.

“Vitin e kaluar, ne ishim ‘jashtë finales’. Këtë vit ne po ashtu jemi jashtë çerekfinales. Por, asgjë nuk ka marrë fund”, deklaroi Klopp në konferencë për shtyp.

“Reali është njëri prej favoritëve për ta fituar Ligën e Kampionëve, por ne duam të mbrohemi mirë dhe t’i përdorim më mirë se Reali rastet”.

“Mendoj se bëmë gabime në lojën e parë në mbrojtje, por bëmë lojë të mirë. Jemi specialistë të pjesës së dytë dhe kjo është pjesa e dytë e çerekfinales. Duam ta fitojmë lojën”, përfundoi trajneri gjerman.