Onazi hero, e zë hajdutin

Nuk është vetëm një nga futbollistët e Lazios që ka dhënë shenja më të mira të zhvillimit në muajt e fundit, Ogenyi Onazi është protagonist edhe jashtë fushës, me një gjest të shkëlqyeshëm. Talenti nigerian të hënën mbrëma, i shoqëruar nga vëllai i tij ishte duke shëtitur në sheshin Termini në Romë, por kishte vërejtur…

Sport

01/10/2013 19:15

Nuk është vetëm një nga futbollistët e Lazios që ka dhënë shenja më të mira të zhvillimit në muajt e fundit, Ogenyi Onazi është protagonist edhe jashtë fushës, me një gjest të shkëlqyeshëm.

Talenti nigerian të hënën mbrëma, i shoqëruar nga vëllai i tij ishte duke shëtitur në sheshin Termini në Romë, por kishte vërejtur se një hajdut kishte plaçkitur një qift në rrugë, dhe ai u hodh pas tij, njoftojnë mediet italiane.

Onazi arriti ta zë atë dhe e mbajti derisa erdhi policia. Një gjest i shkëlqyeshëm, një prej atyre që nuk dëgjohen shpesh.

Edhe pse Onazi nuk ishte cak i hajdutit, në vjetët e fundit shumë futbollistë kanë qenë viktima të plaçkitjeve, përfshirë disa prej futbollistëve të Napolit që kanë humbur gjëra të çmueshme.