Barcelona e dënuar, Alvesit i këndohet
Dani Alves qartë nuk duket i brengosur për dënimin e Barcelonës që nuk do të ketë të drejtë të realizojë shitblerje të futbollistëve deri në verën e vitit 2015. Mbrojtësi brazilian e ka xhiruar veten duke kënduar derisa ishte duke shkuar për në stërvitje. Alves, 30-vjeç, nuk duhet aspak i brengosur me dënimin e rëndë…
Sport
Dani Alves qartë nuk duket i brengosur për dënimin e Barcelonës që nuk do të ketë të drejtë të realizojë shitblerje të futbollistëve deri në verën e vitit 2015.
Mbrojtësi brazilian e ka xhiruar veten duke kënduar derisa ishte duke shkuar për në stërvitje.
Alves, 30-vjeç, nuk duhet aspak i brengosur me dënimin e rëndë të shqiptuar nga FIFA për klubin e tij dhe ka ndarë lumturinë e tij me fansat e tij në rrjetin Instagram.
Mbrojtësi e publikoi një video duke kënduar dhe vallëzuar nga vendi.
Ai duket të ketë besim të plotë tek grupi aktual i futbollistëve të Barcelonës për periudhën vendimtare të sezonit dhe shpresat e triumfit në La Ligë, Ligën e Kampionëve dhe Copa del Rey.