Arsenali ia mësyn Mandzukicit
Ky mund të jetë sezoni i dytë dhe i fundit për Mario Mandzukicin në fanellën e Bayern Munichun. Trajneri Pep Guaridiola nuk duket të jetë gjithaq i bindur me kualitetet e sulmuesit kroat. Prandaj, futbollisti shtatlartë mund t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet nga Allianz Arena. Sipas tabloidit britanik ‘Daily Mirror’, për lojtarin interesim…
Sport
Ky mund të jetë sezoni i dytë dhe i fundit për Mario Mandzukicin në fanellën e Bayern Munichun. Trajneri Pep Guaridiola nuk duket të jetë gjithaq i bindur me kualitetet e sulmuesit kroat. Prandaj, futbollisti shtatlartë mund t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet nga Allianz Arena.
Sipas tabloidit britanik ‘Daily Mirror’, për lojtarin interesim kanë shprehur disa klube, por duket se në ‘pole-position’ është Arsenali.
Menaxheri Arsene Wenger e ka në plan të parë Edinson Cavanin e Paris Saint Germainit dhe Diego Costan e Atletico Madridit, por Mandzukic mund të jetë mundësia më reale për ta transferuar në Emirates Stadium.