Çifti Mahnitës
Kim Kardashian ka bërë paraqitjen e saj të parë më të dashurin Kanye West, në Fashion Week të Givenchy në Paris. Çifti dukej për bukuri.
ShowBiz
Pas qëndrimit larg nga qendra e vëmendjes që nga lindja e vajzës së saj katër muaj më parë, Kim Kardashian është kthyer më në fund në veten e saj joshëse duke bërë paraqitjen në Fashion Week në Paris, gjatë shfaqjes së Givenchy, të dielën në mbrëmje.
Ajo ishte e veshur më një fustan të zi transparent në gjoks dhe sandale shumë të larta, duke e bërë atë të duket mahnitëse.
Kim, 32, ishte në shoqëri më të dashurin e saj, ku edhe ai ishte veshur me ngjyrë të zezë, që të jetë në kombinim më të dashurën e tij.
Patjetër që ishin ne rend të parë gjatë shfaqjes së koleksionit të Givenchys dhe dukeshin që po kënaqen tej mase.