Arteta fyhet për ditëlindje
Ftesa e Arsenalit për t’i uruar Mikel Artetas ditëlindjen e 32-të shkoi keq pasi mesfushori u fye nga tifozët e pakënaqur të klubit. E ardhmja e ish futbollistit të Evertonit është në dyshim pasi klubi nuk duket se planifikon t’ia vazhdojë kontratën e tij. Dhe tifozët hidhen krip mbi plagët e freskëta ku në vend…
Sport
Ftesa e Arsenalit për t’i uruar Mikel Artetas ditëlindjen e 32-të shkoi keq pasi mesfushori u fye nga tifozët e pakënaqur të klubit.
E ardhmja e ish futbollistit të Evertonit është në dyshim pasi klubi nuk duket se planifikon t’ia vazhdojë kontratën e tij. Dhe tifozët hidhen krip mbi plagët e freskëta ku në vend se të ndihmojnë Artetan që të rikthejë humorin e mirë pas një periudhe të rezultateve negative, zëvendës-kapiteni i Arsenalit u ballafaqua me kritika të ashpra.
“Largohu, sa më parë”, shkroi një tifoz i Arsenalit.
“Ti bërllok spanjoll nuk e meriton të jesh në Arsenal”, shtoi një tjetër. Mirëpo, pati edhe të atillë që i dhanë zemër Artetas.
“E di që nuk ke luajtur mirë së fundmi, por besoj se do të tregosh në vazhdim se ende je mjeshtër i pasimeve”, shkroi ai.
Kush do të ketë të drejtë në fund, vetëm koha do të tregojë.