Manchesteri i Cityt
Manchester City festoi në derbin e qytetit duke e mposhtur rivalin Manchester United me rezultat 3:0, në Old Trafford. Skuadra e menaxherit Manuel Pellegrini triumfoi falë dy golave nga sulmuesi boshnjak Edin Dzeko, dhe një tjetër nga Yaya Toure.
Sport
Manchester City fitoi derbin e qytetit duke mposhtur rivalin Manchester United në Old Trafford me rezultat 3:0.
Skuadra e menaxherit Manuel Pellegrini kaloi herët në epërsi brenda minutës së parë të ndeshjes nëpërmjet Edin Dzekos, duke ndëshkuar mbrojtjen e fjetur të vendasve.
David Moyes nuk e aktivizoi fare yllin kosovar Adnan Januzaj – ndonëse ishte pritur që ai të paraqitet si titullarë – dhe mesfushori nuk ishte as në bankën e futbollistëve rezervistë. Pa Robin van Persien e lënduar, Wayne Rooney ishte i pafuqishëm në sulm për të kërcënuar mbrojtjen solide të Cityt, që shkoi në pushim me avantazhin e një goli.
Por, pas 56 minutash lojë, Dzeko realizoi golin e tij të dytë duke iu shmangur Rio Ferdinandit dhe mposhti portierin David de Gea. Në vazhdim, City e realizoi edhe golin e tretë të minutën e parë të kohës shtesë nëpërmjet mesfushorit Yaya Toure.
Me këtë fitore, City i afrohet në tri pikë liderit Chelsea që kryeson me 69, por ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. Kurse, United është i shtati me 51 pikë.