Vdekje e dyshimtë në shtëpinë e pleqve
Policia e Kosovës raporton se është gjetur pa shenja jete një person i cili ka qenë i sistemuar në shtëpinë e pleqve.
Lajme
Në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë Policia e Kosovës, raporton se është gjetur pa shenja jete një person i cili ka qenë i sistemuar në shtëpinë e pleqve.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.