Xhemajli drejt Gjermanisë
Napoli e ka ndërmend t’i bëjë disa ndryshime gjatë verës dhe disa lojtarë pritet të largohen pas qershorit. Njëri prej tyre është edhe Blerim Xhemajli, i cili kërkohet nga disa klube dhe dëshiron të luajë titullar. E ardhmja e tij do të përcaktohet vetëm pas Botërorit ‘Brazil 2014’, ku do të luajë me Zvicrën. Sipas…
Sport
Napoli e ka ndërmend t’i bëjë disa ndryshime gjatë verës dhe disa lojtarë pritet të largohen pas qershorit.
Njëri prej tyre është edhe Blerim Xhemajli, i cili kërkohet nga disa klube dhe dëshiron të luajë titullar.
E ardhmja e tij do të përcaktohet vetëm pas Botërorit ‘Brazil 2014’, ku do të luajë me Zvicrën.
Sipas mediave italiane, e ardhmja e mesfushorit shqiptar mund të jetë në Gjermani, në Bundesligë, por nuk u cek asnjë klub në të cilin do të mund të zbarkonte futbollisti shqiptar nga Maqedonia.
Në të kaluarën, përfaqësuesi zviceran ka qenë pjesë e Boltonit, Torinos e Parmës, para se të transferohej në Napoli.
Krahas tij, në klubin nga San Paolo luan edhe futbollisti tjetër shqiptar, Valon Behrami.
Xhemajli pati luhatje në dy sezonet e fundit, duke mos arritur ta sigurojë një vend titullari stabil, fillimisht në ekipin e Walter Mazzarrit, e tash në atë të Rafael Benitezit.