Isco, më i mirë se Zidane

Përforcimi i ri i Real Madridit, Isco e ka filluar furishëm karrierën e tij me gjigantin spanjoll, pas transferimit në klub gjatë afatit kalimtar të verës nga Malaga, për rreth 30 milionë euro. Ylli spanjoll menjëherë ka zënë vend në formacionin bazë të trajnerit Carlo Ancelotti dhe me paraqitjet e para ka tejkaluar ish yjet…

Sport

20/09/2013 19:00

Përforcimi i ri i Real Madridit, Isco e ka filluar furishëm karrierën e tij me gjigantin spanjoll, pas transferimit në klub gjatë afatit kalimtar të verës nga Malaga, për rreth 30 milionë euro.

Ylli spanjoll menjëherë ka zënë vend në formacionin bazë të trajnerit Carlo Ancelotti dhe me paraqitjet e para ka tejkaluar ish yjet e Los Blancos, përfshirë legjendën Zinedine Zidane.

Isco ka shënuar katër gola në pesë paraqitje për Real Madridin këtë stinor, katër prej këtyre dueleve qëndroi në fushë për gjatë gjithë kohës. Kurse, përveç shënimeve ai ka rënë në sy me përqindjen e lartë të pasimeve të sakta, 83%.

Përveç Zidanen, Isco me paraqitjet e tij të para ka bilanc më të mirë se Mesut Ozil, Wesley Sneijder, dhe Leite Kaka në nismën e karrierave të tyre me gjigantin madrilen.

Nëse vlen thënia se dita e mirë shihet në mëngjes, atëherë Isco s’do të ketë të ndalur në vazhdim të këtij sezoni.