Blatter uron Kosovën
Presidenti i FIFA’s, Sepp Blatter i ka dërguar një letër falënderimi kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, i cili e kishte lavdëruar angazhimin e zviceranit në bisedimet që përfunduan me lejen që Kosova të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare. “Letra juaj e datës 17 janar më ka prekur jashtëzakonisht dhe ju falënderoj sinqerisht…
Sport
Presidenti i FIFA’s, Sepp Blatter i ka dërguar një letër falënderimi kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, i cili e kishte lavdëruar angazhimin e zviceranit në bisedimet që përfunduan me lejen që Kosova të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare.
“Letra juaj e datës 17 janar më ka prekur jashtëzakonisht dhe ju falënderoj sinqerisht për këtë. Në këtë letër ju keni përmendur temat që janë shumë të çmuara për mua: drejtësia dhe futbolli për të gjithë. Kjo mbetet një prioritet për mua”, thuhet në letrën e kreut të Federatës Botërore të Futbollit.
“Unë uroj që topi i rrumbullakët të vazhdojë të ju japë gjithmonë atë kënaqësi, sikur edhe neve të gjithëve, gjithashtu edhe në të ardhmen dhe në kushte gjithnjë e më të favorshme për popullin tuaj. Duke ju uruar një fillimit të shkëlqyeshëm, pranoni garancitë e ndjenjave tona më të përzemërta dhe miqësore”, përfundoi Blatter.
Kosova është në kërkim të kundërshtarit për miqësoren e 5 marsit.