Vidal synon rekordin

Arturo Vidal dëshiron të thyejë çdo rekord të mundshëm, si me skuadrën e Juventusit, si në nivelin personal. Ylli kilian ka realizuar 11 gola deri më tani pas 22 xhirosh në Serie A, duke thyer bilancin e tij më të mirë nga stinori i kaluar. Për më tepër, Vidal barazoi mesfushorët Hernanes, Pavel Nedved (pa…

Sport

04/02/2014 17:30

Arturo Vidal dëshiron të thyejë çdo rekord të mundshëm, si me skuadrën e Juventusit, si në nivelin personal.

Ylli kilian ka realizuar 11 gola deri më tani pas 22 xhirosh në Serie A, duke thyer bilancin e tij më të mirë nga stinori i kaluar.

Për më tepër, Vidal barazoi mesfushorët Hernanes, Pavel Nedved (pa penallti) dhe D’Agostino.

Tani, në objektiv të tij është Rui Barros, ish anëtari i Juventusit nga stinori i largët 1988/99 dhe Massimiliano Allegri, ish trajneri i Milanit dhe futbollist i Pescaras më 1992/93, që realizuan nga 12 gola brenda një stinori në Serie A.

Dhe, duke konsideruar vazhdimësinë me të cilën ka shënuar deri më tani gjatë këtij sezoni, Vidal do të barazojë rekordin e me siguri edhe thyejë atë.