Në Kryeqytet i mund të gjithë

Isa Mustafa është i bindur në fitoren e tij në Prishtinë, në zgjedhjet e 3 nëntorit. Madje, thotë se do të kishte fituar edhe po t'i kishe përballë në garë liderët kryesorë politikë.

Lajme

19/09/2013 20:22

Isa Mustafa nuk ndjen konkurrencë për të parin e Kryeqytetit në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Ai thotë se në këtë garë do të dilte fitues edhe nëse do të kishte konkurrent Kryeministrin dhe Kryetarin e PDK’së Hashim Thaçi, Liderin e AAK’së Ramush Haradinajn dhe Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

“Do të ishte shumë mirë që ta kem Hashimin kundërkandidat në Prishtinë, ta kem Ramush Haradinajn, ta kem Albin Kurtin, do të thotë atëherë do të ishte një fushatë e drejtpërdrejtë dhe jam i bindur që do të fitoja”, ka thënë Mustafa në emisionin “Ju flet Prishtina” në Klan Kosova.

Mustafa u shpreh i bindur se do të marrë mandatin e tretë për udhëheqjen e Kryeqytetit për shkak të, siç tha ai, punës së madhe që ka bërë në Prishtinë.

(Kosovapress)