Në New York për njohje të reja
Kryeministri Hashim Thaçi po beson se pjesëmarrja e Kosovës në seancën e radhës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së do t’i sjellë Kosovës njohje të reja.
Lajme
Kryeministri Hashim Thaçi do ta kryesojë delegacionin e Kosovës në seancën e rregullt të shtatorit në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York.
Në mbledhjen e Qeverisë, të mbajtur të enjten, Thaçi është shprehur se pjesëmarrja në këtë seancë do të jetë një mundësi e mirë për Kosovën që të prezantohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai thotë pjesëmarrja në AP të OKB’së do të shfrytëzohet maksimalisht dhe shpreson që pas kësaj Kosova do të ketë edhe njohje të reja.
“Do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë më të mira që të kemi një prezantim sa më afirmativ për shtetin tonë, tanimë kur kemi hyrë në një fazë shumë të rëndësishme të konsolidimit të vendit tonë, në një fazë shumë të rëndësishme të integrimeve euroatlantike.\”
‘Pjesëmarrjen tonë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe takimet që do t’i kemi do t’i shfrytëzojmë që të kemi njohje të reja për pavarësinë e Kosovës.\”