Show Lexhendar në Asamble

Në seancën e sotme, kur subjektet që përfaqësohen në Asamble po bënin propozimet e tyre për Kryetar të Asamblesë Komunale, Visar Arifaj doli në foltore për ta relativizuar rëndësinë e postit për të cilin partitë tjera po luftonin ta merrnin për vete.

Lajme

22/01/2014 14:28

Batutat që i bënte gjatë fushatës zgjedhore në rrugët dhe sheshet e Prishtinës, Kryetari Lexhendar i Partisë së Fortë i ka bartur tani në sallën e Asamblesë Komunale.

Në seancën e sotme, kur subjektet që përfaqësohen në Asamble po bënin propozimet e tyre për Kryetar të Asamblesë Komunale, Visar Arifaj doli në foltore për ta relativizuar rëndësinë e postit për të cilin partitë tjera po luftonin ta merrnin për vete.

“Partia e Fortë nuk e sheh postin e Kryesuesit të Asamblesë Komunale si një post me rëndësi të madhe, andaj nuk kemi propozuar asnjë kandidat”.

“Do ta mbështesim atë që e konsiderojmë si më të duhurin për këtë post”, ka thënë Visar Arifaj.